Nga Sonila Meço
Qeveritarët britanikë mund edhe të jenë të padrejtë me ne, të na faturojnë dështimet e konservatorëve, të na diskriminojnë si problem madhor i sigurisë së tyre, por gjithsesi mbeten retorika përballë fakteve:
Grafiku thotë gjithçka për qeverisjen shqiptare.
Nga ky vend iket më shumë se prej talebanëve në Afganistan, regjimit represiv të liderit suprem në Iran, pasojave të luftës 10 vjeçare në Siri, persekutimit në Eritrea etj, etj, etj.
Tani mund t’u japim mend britanikëve e alienëve po të duam, ama Shqipëria është vendi prej nga iket më shumë se prej luftës.