Në vetëm katër vite numri familjeve në vend është pakësuar me mbi 7 mijë. Nga mbi 772 mijë në 2018-n sipas INSTAT, numri i familjeve vitin e shkuar u rrudh në 765 mijë e 551.
Shqipëria ka nevojë urgjente për një strategji të re të planifikimit familjar.
Ekspertët e fushës sociologjike sugjerojnë se qeveria duhet ta ketë përparësi angazhimin më gjithëpërfshirës në aspektin e planifikimit familjar, për të shmangur problemet social-ekonomike të popullsisë.