Shpopullimi / Kukësi, asnjë lindje natën e ndërrimit të viteve

 

Pasojat e shpopullimit janë të dukshme edhe në Kukës ku për herë të parë nuk ka pasur asnjë lindje natën e ndërrimit të viteve. Në 48 orët e para të 2023 ka lindur vetëm një vajzë nga Bashkia e Hasit. Sipas të dhënave, në Kukës lindshmëria vit pas viti është në rënie me të paktën 10%

  • Kukësi është kthyer sërish në kryeqytetin e shpopullimit. Për herë të parë në Kukës nuk ka pasur asnjë lindje natën e ndërrimit të viteve. Në 48 orët e para të vitit 2023 në maternitetin e Kukësit ka lindur vetëm një fëmijë, vajzë dhe fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë si foshnja dhe nëna. Por edhe në këtë rast, fëmija i lindur është nga Bashkia e Hasit, një tjetër qytet i goditur rëndë nga shpopullimi.

Rënia e numrit të lindjeve vit pas viti është e ndjeshme. Sipas të dhënave në Kukës lindshmëria vit pas viti është në rënie me të paktën 10%.

  • Vërshimi i shqiptarëve me gomone drejt Britanisë së Madhe gjatë vitit 2022, e çoi vendin në shpopullim masiv. Sipas të dhënave varfëria, korrupsioni dhe mungesa e perspektivës janë arsyet kryesore të këtij eksodi dramatik.

Author: jehona