Këtë verë, Erling Haaland u largua nga Borussia Dortmund për të pushtuar Premier League. Sulmuesi norvegjez ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist në 4 ndeshje me “Qytetarët”. Mirëpo jo çdo gjë shkon siç duhet për bomberin 21 vjeçar.
Në të vërtetë, Sky Germany raporton se statuja e bërë për nder të Erling Haaland është vjedhur. Statuja ishte e vendosur në Bryne, vendlindja e tij në Norvegji. Media gjermane shton se skulptura prej druri, e cila peshon 600 kg dhe është e gjatë 3 metra, është zhdukur që nga e mërkura. Pronari i veprës së artit sqaroi në shtypin norvegjez se personi që ka kryer këtë vjedhje e ka telefonuar duke i thënë se statuja ishte e shëmtuar. Sido që të jetë, statuja synohej të shitej në ankand për të financuar një spital në Tanzani.