Na ishte njëherë një klub futbolli në një qytet të vogël shqiptar por të një krahine të ndritur që luante me Realin e Madritit në kohërat më të mira të Merenguezve.
Gramozi vs Real Madrid ishte një ndeshje miqësore u zhvillua më 20 janar 2010 në Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë. Miqësorja u mbyll me rezultatin 2–1 për Los Blancos që fituan trofeun e edicionit të tretë të Taçi Oil. Real Madrid përfitoi 2 milion € nga ardhja në Shqipëri për të zhvilluar miqësoren.
Formacionet
Ekipi i Gramozit: Shehi; Semina, Dragushi, Kukaj, Vrapi; Lilaj, Babaj, Devolli, Mukaj; Xhafaj, Dos Santos.
Ekipi i Real Madrid: Dudek; Ramos, Garay, Metzelder, Marcelo; Gago, Guti, Granero, Kaká; Ronaldo, Raul.
Përpara fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nder të Panajot Panos, i cili kishte vdekur dy ditë më parë. Gramozi e nisi mirë ndeshjen duke arritur të gjejë golin e avantazhit që në minutën e dytë me sulmuesin shqiptar Daniel Xhafaj. Sulmuesi 33 vjeçari shënoi me kokë pas një krosi nga e djathta të mesfushorit brazilian Marko Dos Santos. Real Madrid barazoi rezultatin me brazilian Kaka në minutën e 36 i cili shënoi me kokë pas një krosimi të Ronaldos. Në minutën e 81, ishte sulmuesi francez Karim Benzema i cili pas një krosi të mesfushorit Guti shënoi golin e fitores me një të djathtë në zonë.
Kolonjës ditën e djeshme i vdiq futbolli i vetmi ekip futbolli Gramozi nga dy që ka patur (Gramozi dhe Melesini) ra në kategorinë e tretë.
Po kush është kjo kategori futbolli në Shqipëri?
Atje luhet futboll amatoresk ku dominon grushti, shqelmat, balta, profesionalizmi, disiplina, rrugaçëria dhe brenda dy muajsh gara zgjedh fituesin që ngjitet ne kategorinë e dytë.
Gara zhvillohet në Tiranë larg tifozave kolonjarë dhe marin pjesë ekipe shumica të formuar rishtas.
Por a do të ngjitet Gramozi në të dytën? Vështirë sepse:
Atje mungojnë financat, motivimi, lojtarë pa stërvitje të duhur, stadjumi duke qenë lark garave do të degradojë pasi do të mungojë përkujdesja, klubi pa finance rezikon pjesëmarjen pasi përveç pagave të lojtarëve u duhet edhe akomodim në hotelet e Tiranës dhe trenet sportive gjatë pjesëmarjes në garë për periudhën mars – prill 2023.
Gramozi shpëton vetëm nëse bisnesmenët kolonjarë vënë dorën në zemër dhe shpëtojnë Gramozin që po mbytet në llumin e kategorisë së tretë ose FSHF ndryshon strukturën e kategorisë së dytë duke e bërë me tre grupe me nga 10 ekipe futbolli.
Kolonja e Bashkuar