
Makthi Covid në bordin e anijes kroçer “Princess Cruises Majestic Princess”. Të paktën 800 persona nga 4600, përfshirë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, rezultuan pozitivë dhe u izoluan. Kjo do të thotë se 1 në 5 persona në bordin e anijes është infektuar. Siç raporton BBC, të gjitha rastet janë asimptomatike ose të lehta simptomatike.