Shpërthen në flakë anija në mes të detit, 3 turistë të zhdukur

Është përfshirë nga flakët një anije e quajtur Uragani, e cila mori zjarr në Detin e Kuq, Egjipt. Në të ishin 29 persona, teksa pasi ra zjarri janë zhdukur tre turistë britanikë.

Pamjet më poshtë tregojnë anijen duke u shkatërruar nga flakët ndërsa tymi i zi shihet teksa mbulon komplet zonën. Në fillim u tha se flakët kishin nisur në dhomën e motorit për shkak të një qarku elektrik.

Deri më tani, 26 pasagjerë janë shpëtuar, ku 12 prej tyre janë britanikë dhe 14 të tjerë mendohet të jenë egjiptianë.

Author: jehona