Një shpërndarës picash 89-vjeçar u befasua kur mori një bakshish prej 12,000 dollarësh.
Derlin Newey as nuk e kishte menduar çfarë e priste të martën në mëngjes kur familja Valdez trokiti në derën e shtëpisë së tij në Utah.
“Si mund t’ju falënderoj ndonjëherë? Nuk di çfarë të them”, tha Newey ndërsa mezi mbante lotët e gëzimit.
Newey shpërndan pica për Papa John’s rreth 30 orë në javë. Ai i tha për kanalin KSL se e filloi punën pasi e kuptoi se nuk mund të përballonte faturat.
Përveçse shpërndarës picash, Newey është gjithashtu një yll në rritje i TikTok falë disa klientëve besnikë të frymëzuar nga mirësia e tij.