Banorët e “5 Majit”, Paskuqanit dhe Laprakës janë rikthyer sërish sot përpara Kuvendit për të protestuar për të kërkuar dëmshpërblim për banesat që do t’iu shemben nga bashkia e Tiranës.
Një fëmijë e ka marrë mikrofonin dhe i ka drejtuar, nga oborri i Kuvendit, një mesazh bashkëmoshatarit të tij, djalit të kryeministrit Edi Rama:
“Shoku im Zaho, thuaji babit tënd që të mos na i prishë shtëpitë. Ne nuk kemi shtëpi tjetër. Ne nuk kemi tjetër!” tha djali./shqiperiaime.com.al