Burj Al Arab që do të thotë Kulla e Arabëve është hoteli i vetëm në botë me 7 yje.
Me një lartësi 321 metra, hoteli u hap në vitin 1999 dhe ishte projektuar të ngjante me velat e një anijeje.
Sipas faqeve të huaja, ai përmban një atrium 180 metra të gjatë, makina të bardha Rolls Royce, burime vallëzimi dhe elemente ari kudo.
Natyra ikonike e ndërtesës e sheh atë të mbizotërojë në horizontin e Dubait dhe projektuesi i saj, Tom Wright i “WKK Architects”, e ka krahasuar atë me Shtëpinë e Operës të Sidney-t, Big Ben të Londrës ose Kullën Eiffel të Parisit.
I vendosur në një ishull të krijuar nga njeriu, 280 m larg nga Jumeirah Beach në Dubai, mund të gjeni edhe dhoma me tarifa ‘të lira’.
Edhe pse pjesa e jashtme e hotelit është jashtëzakonisht mbresëlënëse, shumë vizitorë dëshirojnë të shohin brendësinë.
Fatk;eqësisht mënyra e vetme për ta bërë këtë është të rezervoni një nga dhomat më të shtrenjta ose të bëni një rezervim në një nga baret dhe restorantet po aq të shtrenjta të saj.
Hoteli ofron 28 kate dy katëshe me 202 suita, më i vogli prej të cilave mat 169m², ndërsa më i madhi arrin në 780m².
Royal Suite renditet në vendin e 12 në listën e 15 apartamenteve hoteliere më të shtrenjta në botë me 18,716 dollarë për një natë.
Al Muntaha, që do të thotë ‘Më i Lartë’, ofron pamje mahnitëse të Dubait dhe faqeve 200 metra mbi Gjirin Persik.
Al Mahara përmban një akuarium të madh me ujë të kripur dhe ofron një udhëtim unik nëndetëseje.