“Shkrihet” Juventus

Të gjithë anëtarët e bordit të Juventusit, përfshirë presidentin Andrea Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen përpara një asambleje të jashtëzakonshme – raporton Romeo Agresti.

  • Romeo Agresti i Goal.com dha lajmin se të gjithë anëtarët e bordit të klubit, përfshirë presidentin Agnelli, kanë dhënë dorëheqjen përpara një takimi të jashtëzakonshëm.

Tashmë lajmi është konfirmuar edhe nga Sky Sport Italia dhe Rai. Juventusi nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt lajmin. Megjithatë, ata konfirmuan se mbledhja e aksionarëve të tyre ishte shtyrë.

  • Përveç Agnellit, pjesë e bordit të drejtorëve të Juventusit janë edhe Pavel Nedved, Maurizio Arrivabene, Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Kathryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Tacchia dhe Suzanne Heywood.

 

 

 

Author: jehona