Rreth 300 ha tokë vijon të jetë nën ujë në Shkodër ndërsa zona më e prekur është ajo e Anës së Malit. Gjatë orëve të fundit si rrjedhojë e ndërprerjes së reshjeve ka rënë edhe niveli i ujit në lumenjtë Drin dhe Buna.
- Më e qetë paraqitet gjendja edhe në qarkun e Lezhës. Aty autoritetet raportojnë për rreth 260 ha tokë nën ujë ndërsa njësia më e prekur është ajo Balldre. Uji është tërhequr nga rrugët kryesore duke lehtësuar kalimin e automjeteve.
Raportohet për një situatë të normalizuar edhe në qarqet e Elbasanit dhe Gjirokastrës. Sipas autoriteteve akset nacionale janë të gjitha të hapura ndërsa ka rënë edhe niveli i ujit në lumenj. Përmirësimi i kushteve atmosferike gjatë orëve të fundit ka kthyer në normalitet edhe lundrimin në det ku lundrimi i mjeteve vijon në kushte normale