Përmbytja në Shkodër është shtrirë në 300 ha të tjerë që nga pasditja e djeshme duke arritur në gati 2500 ha sot.
Situata në bashkinë e Shkodrës nga raportimet deri në orën 8.00 është si më poshtë:
- Tokë e përmbytur 2450 ha, e rritur me 320 ha nga një ditë më parë. Banesa me prani uji në oborre e stalla janë rreth 100.
Në njësinë Ana e Malit ka të përmbytura 1300 ha. Në rrugën e Obotit nuk kalohet, niveli i ujit ka arritur 1,5m. Kalueshmëria bëhet vetëm me mjetet e larta ushtarake, dy mjete të kalueshmërisë së lartë, varkë e 11 efektivë të FA.
Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.
Në fshatin Obot ka rreth 90 banesa me prezencë të lartë uji në oborre.
Njësia administrative Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme. Në vendin e quajtur Urrelat arrin në lartësinë 1.5 m. Sipërfaqja e tokës e përmbytur është 550 ha dhe në 10 banesa ka ujë. Në Bërdicë janë nën ujë, 350 ha, në Gurin e Zi janë 50 ha, në Velipojë janë 200 ha.
Rruga Mes-Prekal në pothuaj gjithë gjatësinë e saj ka rrëshqitje dherash dhe gurësh.
Strukturat e Emergjencave Civile në bashkinë e Shkodrës janë në terren për monitorimin e situatës.