Shkëmbenin letra mes tyre, dokumentari zbulon dashurinë e fshehtë të Papa Gjon Palit II

BBC-ja pritet të transmetojë një dokumentar, i cili ngre disa pikëpyetje mbi lidhjet e Papa Gjon Palit II me femrat. Në dokumentarin që pritet të transmetohet të hënën, hamendësohet se Papa Gjon Pali II mund të ketë rënë në dashuri me një profesoreshë të filozofisë, polako-amerikanen Anna-Teresa Tymieniecka.

Në dokumentar thuhet se kjo hipotezë bazohet në letrat që Papa dhe Anna-Teresa kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin. Ata kanë punuar së bashku për një libër në vitin 1970, kur Papa njihej si kardinali Karol Vojtila.

Pope John Paul II's relationship with Anna-Teresa Tymieniecka revealed in  letters | Daily Mail OnlineAnna-Teresa, e cila ka vdekur në vitin 2014, mendohet se ka pasur një korrespondencë të rregullt me Papën e ardhshëm për katër vjet me radhë, kohë në të cilën të dy ishin në të 50-at.

Intimate relationship 'tested John Paul's faith' | The Sunday TimesAjo ka lindur në një familje aristokrate polake dhe është martuar me një profesor ekonomie të Universitetit të Harvardit, Hendrik Houthakker, në vitin 1955. Anna-Teresa ka qenë një shoqe e ngushtë për Papën, madje e ka ftuar disa herë në shtëpinë e saj në Vermont, deri në vitin 2005, kur kreu i Kishës Katolike u nda nga jeta.

Carl Bernstein, një gazetar amerikan që ka shkruar biografinë e Papës në vitin 1996, thotë se Tymiencka e ndihmoi kardinalin Vojtila të krijonte një imazh ndërkombëtar, për të shkuar drejt zgjedhjes Papë.

REVEALED: The woman who stole the Pope's heart | World | News |  Express.co.ukNë intervistat e saj, Anna-Teresa ka mohuar se ka pasur ndonjëherë ndjenja romantike ndaj Vojtilës, duke e përshkruar marrëdhënien e tyre si “afeksion i dyfishtë”. “Si mund të bija në dashuri me një klerik të moshës së mesme?”, është shprehur ajo.

Megjithatë, miqtë e saj janë shprehur se Anna-Teresa ka pasur një tërheqje romantike ndaj kardinalit që më vonë do të bëhej Papë. Por sipas tyre, vetë Vojtila nuk e ka kuptuar kurrë thellësinë e ndjenjave të saj, shkruan “The Telegraph”.

Dokumentari i BBC-së pritet të shmangë çdo pretendim që mund të lërë të kuptohet se Papa e ka shkelur betimin e pastërtisë.

Letters From Pope John Paul II Show Deep Friendship With Woman - The New  York Times

Pope John Paul II to his female friend: 'Issues too difficult to write  about'

Pope John Paul II letters raise debate about celibacy - BBC NewsLetters From Pope John Paul II Show Deep Friendship With Woman - The New  York Times

Author: admin