Projekti IPA 2017 “Mbështetje ndaj riorganizimit shtetëror” ndodhet në fazën më sensitive të realizimitEkspertët e projektit përgatitën draft-raportet për riorganizim të ministrive dhe Qeverisë me të cilat detajisht dhe në mënyrë eksplicite do të vendoset korniza si dhe struktura e detajuar e të njëjtave. Jemi në drejtim të optimizimit, process të anulimit dhe bashkimit të kornizës së përgjithsme institucionale në nivel horizontal.Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar takime me përfaqësues të Ministrive dhe Sekretariatit të përgjithshëm, në të cilat janë prezantuar draft raportet dhe është kërkuar nga përfaqësuesit të dorëzojnë sygjerime për përmirësim të draft raportit. Në të ardhmen do të vazhdojë komunikimi intenziv me institucionet në drejtim të finalizimit të raporteve për riorganizim, të cilat sipas sipas kornizës kohore, deri në fund të muajit mars duhet të jenë të përfunduara, ndërsa deri në fund të muajit maj do të përpunohet raporti i integruar. Pjesa më e rëndësishme që duhet përmendur është se baza ligjore për zbatimin e kësaj reforme vendoset me Ligjin për organizim të organeve të administratës shtetërore, për finalizimin e së cilës është kërkuar dhe marrë nominim nga institucionet relevante, partitë politike, përfaqësues nga sektori qytetar dhe nga të gjitha palët e interesuara në këtë proces. Përpunimi i Ligjit dhe futja e tij në procedurë parlamentare me përpunimin e mëparshëm të detajuar dhe pjesëmarrje të palëve të interesuara, do të shënojë një epokë të re në organizimin e organeve të administratës shtetërore.Për suksesin e këtij projekti është e një rëndësie të veçantë që të vazhdojë pa asnjë ndërprerje bashkëpunimi dhe transparenca e ministrive, agjencive dhe shërbimeve inspektuese