I ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto” ishte Endri Shabani i cili ka komentuar edhe një herë kërkesën që kanë dërguar në SPAK, për të hetuar Erion Veliaj, kërkesë kjo ende pa përgjigje.
Diskutimi në studio:
Flavio: Çfarë do të thotë që në ‘nivel planetar’ kemi më shumë se 15 përqind të arkivit të mazhorancës në burg?
Endri Shabani:
“Shiko, u diskutua se Ramës i duheshin mbledhja e votave. Në 2019 ai nuk kishte nevojë të mblidhte vota, pasi nuk kishte palë përballë.
- Thelbi është që në vitin 2019 nuk kishte kundërshtar, ishte vetëm ai. Në krye të bashkive ai ka vënë kriminelë, në bazë të një bande kriminale, pra jo vetëm përgjegjësi politike.
Nëse ti ke 30 zyrtarë dhe gjysma e atyre shkojnë në burg padyshim që ti do të hetohesh. Në momentin që këtij i arrestohen kryetarë bashkiakë, ai ka instaluar praktikisht një organizatë kriminale, ndajnë leket dhe bizneset që kanë me njëri tjetrin.
- Nga ana tjetër, ata nuk janë aq të zgjuar, Erion Veliaj ka firmosur si për rritjen e çmimit të ujit si për inceneratorin e Tiranës dhe ende nuk kemi marrë një përgjigje nga SPAK-u për këtë çështje.
Pra, ne e kemi çuar në SPAK Erion Velinë dhe nuk kemi marrë ende asnjë përgjigje. Çdo zyrtar i korruptuar absolutisht duhet të shkojë në burg dhe kjo duhet nisur që nga Tirana“.