Seria A/ Milani, Juventus dhe Sasuolo, “kampionet” e merkatos

Janë javët e fundit të merkatos dhe atmosfera është e nxehtë edhe në Serie A. Kush janë skuadrat që mes blerjeve të reja dhe blerjeve përfundimtare (lojtarë që i kanë patur në organikë në formë huazimi) kanë shpenzuar më shumë deri më tani në Itali ?

Në vend të parë qëndron një emër i madh, që ka investuar më shumë se 100 milionë euro për të bërë një revolucion në organikë. Ndryshe qëndron situata për një tjetër klub, që nuk ka paguar asnjë qindarkë për kartonët e lojtarëve, pasi ka afruar vetëm lojtarë të lirë.

MILANI

Në vend të parë në këtë renditje qëndron Milani, që ka shpenzuar 110.5 milionë euro për blerjet e reja në këtë sesion të merkatos. Christian Pulisic (20 milionë), Samuel Chukwueze: (20 milionë), Yunus Musah (20 milionë), Tijjani Reijnders (19 milionë), Ruben Loftus-Cheek (16 milionë) dhe Noah Okafor (14 milionë). Luka Romero dhe Marco Sportiello janë bashkuar me kuqezinjtë si lojtarë të lirë (parametër zero).

JUVENTUS

Në vend të dytë qëndron Juventusi që ka shpenzuar 77.6 milionë euro. Nga 30 milionë kanë kushtuar kartonët (blerja përfundimtare) e Manuel Locatell dhe Moise Kean. Timothy Weah është blerë për 11.3 milionë, ndërsa Arkadiusz Milik për 6.3 milionë.

SASUOLO

Në vend të tretë qëndron Sassuolo me 52 milionë të shpenzuara për blerjen e Pinamonti, Boloca, Volpato, Bajrami, Mulattieri dhe Missori.

Më pas renditen Aralanta, Napoli dhe Monza dhe Interi.

Interesant është fakti që në vend të fundit qëndron Roma, që nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë në këtë sesion të merkatos. Aouar dhe Ndicka janë bashkuar me verdhekuqtë me parametër zero.

Author: jehona