Selfiet “të hanë kokën”, vërtetohet në transmetim direkt nga çiklistja që u bë virale (VIDEO)

Një çikliste në SHBA po kalonte rrugës dhe u kap nga kamerat e drejtpërdrejta televizive, teksa po përpiqej të shkrepte një “selfie”.

Mirëpo, me sa duket ajo nuk arriti ta menaxhojë situatën si duhet pasi në momentin që po e bënte fotografinë ajo u rrëzua.
Rezultati u kap në sfondin e një xhirimi të drejtpërdrejtë televiziv, në të cilin Guad Venegas i MSNBC raportoi nga Santa Monica, Kaliforni, se si infermierët po reagonin ndaj udhëzimeve të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për mbajtjen e maskave.

Siç shihet në videon e mëposhtme ajo po ngiste biçikletën dhe në atë moment u përpoq të bënte një “selfie”, por u rrëzua në tokë.

Author: admin