Menaxhimi i situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID-19 kërkon kujdes, përkushtim dhe bashkëpunim të përpiktë ndërinstitucional
Në kuadër të takimeve ditore, sot realizova takim me mikun tim Bekim Maksuti, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Situata me COVID-19, kërkon angazhim, përkushtim dhe kujdes të veçantë në bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional, andaj dhe takimet e tilla ku në detaje theksohen prioritetet tona të përbashkëta, lehtësojnë punën që të jemi sa më të suksesshëm në daljen nga kriza që ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë pandemia.