Shkencëtarët kanë mbetur të habitur pas një valë të rrallë stuhish me rrufe në veri të Alaskës. Ekspertët e motit thonë se 3 vetëtima përfshinë arktikun, në një vend ku normalisht mungon nxehtësia e nevojshme që duhet për të krijuar vetëtimat.
“Sinoptikanët nuk kishin parë diçka të tillë më përpara”, tha Ed Plumb, meteorolog.
Megjithatë shkencëtarët bëjnë të ditur se kjo mund të bëhet e zakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike që kanë ngrohur Arktikun më shpejt se pjesa tjetër e botës. Temperaturat në rajon janë duke u dyfishuar në raport me mesataren vjetore botërore.
Kërkuesit thonë se vetëtimat verore në Qarkun Arktik janë trefishuar që nga viti 2010. Një studim e ka lidhur këtë me shkrirjen e akujve. Me shkrirjen e akujve, shkencëtarët thonë se uji është në gjendje që të avullojë dhe të krijojë lagështirë për të ngrohur atmosferën.
Do të shkojë me temperaturat”, tha bashkëautori i studimit, Robert Holzworth, një fizikant atmosfere në Universitetin e Uashingtonit në Seattle.
Studimi i fundit dokumentoi më shumë vetëtima mbi rajonin me tundra. Kërkuesit gjetën se në Gusht të vitit 2019 një vetëtime kishte rënë 60 milje larg Polit të Veriut.
“Ajo që dikur ishte shumë e rrallë, tashmë është thjesht e rrallë”, tha Rick Thoman, një shkencëtar klime. “Nuk kam kujtime të kësaj lloj gjëje (vetëtimave) për tre ditë rresht”, shtoi ai.
Rritja e numrit të rrufeve ka shtuar edhe zjarret në pyje në rajonin e Siberisë si dhe në Alaskë. Ekspertët parashikojnë që nga fundi i shekulli më shumë se gjysma e tundrave në Alaskë të digjen./ TV Klan
Lightning has been observed over the Chukchi Sea as a front dives south across the region, this coupled with warmer air from Siberia is creating the right atmosphere where thunderstorms have developed, producing the lightning that is occurring. #akwx pic.twitter.com/juv8hxon7x
— NWS Fairbanks (@NWSFairbanks) July 13, 2021