SAPUNI MË I SHTRENJTË NË BOTË

Një ndërrmarje e vogël e cila prodhon sapunë që prej shekullit të XV , shet sapunët më të kushtueshëm në botë.

Çmimi I tyre është 2800 dollarë.

Sapuni I bërë me dorë është krijuar nga Bader Hassen & Sons, një histori suksesi prodhuar në Tripoli.

Aty prodhohen veç sapunë luksi dhe janë të jashtëzakonshme për lëkurën, me përbërje tërësisht natyrale.

Këto produkte blihen nga bizneset në Dubai dhe në Emiratet e bashkuara Arabe.

Sapunët e luksit përdoren veç në hotelet e luksit, të një rëndësi të veçantë.

Hera e parë që është realizuar një I tillë është pikërisht viti 2013, si dhuratë për zonjën e parë të Katarit.

Sapuni më I kushtueshëm në të gjithë botën.

Në brendësi ai kishte grimca diamanti dhe kushton plot 2800 dollarë.

Sipas Al –Ain, sapuni përmban 17 gram flori 24 karat, shumë pak diamant, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe qumësht biologjik.

Ceo I kompanisë, Amir Hasen thekson se lëkura juaj do të rri e re gjatë të gjithë jetës tuaj.

“Nuk është më I kushtueshmi në botë veç prej faktit që përmban diamante dhe ar, është diçka e veçantë, ka një efekt psikologjik dhe spiritual për personin që e përdor”, theksoi Amir Hasen.

Përkthyer nga All News

Author: admin