Me largimin e Eneda Tarifës nga spektakli “Portokalli”, është përfolur se edhe prezantuen tjetër, Salsano Rrapi e pret i njejti fat. Kjo për shkak se vetë Top Channel doli me një njoftim para pak kohësh ku kërkonin moderatorë të rinj.
Në një intervistë për Top Albania Radion, Salsano më në fund ju përgjigj këryre spekulimeve duke thënë se audicionet hapen çdo vit por ai do të vazhdojë të jetë pjesë e spektaklit të humorit.
“Në çdo sezon të ri të Portokallisë hapen audicione, por unë do jem, nuk kam ikur, do jem brenda…” -tha ai duke i dhënë fund thashethemeve./shkoder.info