Aktorja e njohur Angelina Jolie i është bashkuar një tjetër nisme kohët e fundit dhe ajo është për mbrojtjen e bletëve.
Në Ditën Botërore të Bletëve, 45-vjeçarja realizoi dhe një set fotosh të frikshme me bletë që kishin mbushur trupin e saj.
Në videon e shfaqur për realizimin e këtyre fotove tregohet ylli i kinematografisë ndërsa qëndron pa lëvizur dhe qindra bletë lëvizin në trupin dhe kokën e saj.
“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Qëndrova për 3 ditë pa bërë dush, pasi ekspertët më thanë se bletët nuk do të më afroheshin nëse do të ndjenin aromën e shampove apo parfumeve të mia”, tregon Jolie.
Angelina Jolie embraces bees & female beekeepers as environmental guardians in a project between Guerlain and UNESCO.
“Angelina stood perfectly still, covered in bees for 18 minutes without a sting.” Dan Winters, photographer. pic.twitter.com/50HeJYBYpX
— best of angelina jolie (@bestofajolie) May 20, 2021