Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me ndihmën që qeveria shqiptare iu ka dhënë qytetarëve për të përballuar rritjen e çmimeve.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Zhupa shkruan se vendet e tjera të rajonit japin më shumë ndihmë për qytetarët e tyre, ndërsa shqiptarët vuajnë krizën e rritjes së çmimeve.
Deputetja e PD shkruan se ushqimet në Shqipëri, në shtetin më të varfër të Europës, kushtojnë njësoj si në BE.
“Qeveria Rama përherë e fundit për t’i shërbyer qytetarëve.
Vetëm 0.3% të GDP-së ofroi Shqipëria si mbështetje për krizën ekonomike që prekën kryesisht nevojat bazë sidomos ushqimet. Vendet e tjera të rajonit japin më shumë për qytetarët e tyre siç e tregon edhe tabela👇🏻
Qytetarët shqiptarë vuajnë krizën e rritjeve të cmimeve më shumë se çdo vend tjetër. Sipas indeksit që publikoi Eurostat, ushqimet në Shqipëri, në shtetin më të varfër të Europës, kushtojnë njësoj si në BE. Kjo krizë çmimesh ka ndikuar në pamundësinë e familjeve shqiptare për të përmbushur nevojat bazë”,-shkruan Zhupa në reagimin e saj