Tani që Princi Harry zbuloi vështirësitë e jetesës si anëtar i familjes mbretërore, rregullat e monarkisë janë kthyer sërish në vëmendjen e publikut.
Në një dokumentar të shfaqur së fundmi në Apple TV, Harry foli për rregullat strikte që duhet t’i nënshtrohet çdo pjesëtar i familjes, 7 prej të cilave janë thuajse e pamundur që të percillen në kohët moderne.
Palltoja nuk hiqet – Anëtarëve të familjes mbretërore nuk u lejohet që të heqin palltot në publik.
Nuk lejohen “selfie”.
Gjithmonë duhet pasur kostum i zi me vete – Në çdo udhëtim, anëtari i familjes mbretërore duhet të ketë në valixhe të paktën një kostum të zi.
Ecet gjithmonë pas Mbretëreshës – Si kreu i familjes mbretërore, Mbretëresha ecën përpara të gjithëve
Nuk lejohen pantallonat e shkurtra – Meshkujt nuk mund të veshin pantallona të shkurtra pasi mbushin 8 vjeç.
Nuk mund të flesh nëse Mbretëresha është zgjuar – Anëtarët e familjes mbretërore nuk mund të flenë nëse Mbretëresha nuk është shtrirë ende.