Gazetari i njohur Artan Hoxha vjen në një rrëfim të guximshëm këtë të shtunë në “Më lër të flas”.
Artan Hoxha si rrallëherë flet për punën e tij investigative në botë e krimit duke zbuluar situata të pazakonta që i kanë ndodhur. Ai flet hapur pa doreza duke na treguar detaje që nuk i dinim rreth bashkëpunimit të policisë me krimin e organizuar.
- “Deri në këto momente krimi i organizuar nuk e ka ende idenë se sa fuqi ka. Ata e bëjnë qeverinë që të punojnë për ta. Deri në këto momente është qeveria që e shfrytëzon fuqinë e tyre, paratë e tyre. Ata nuk bashkëpunojnë por bashkërendojnë.
Ti do rastet që policia fikte radarët dhe ngarkonte vetë gomonet që do çonte në Itali? Vlonjat për të ngarkuar nuk shkonte. Shkonte policia një rrugë e dy punë.”- tha Artan Hoxha./Top Channel/