Aurora dhe Elona Meta janë dy motra mjeke në Gjermani, të cilat kanë themeluar edhe Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Evropë.
Gjatë një emisioni në një tv në Shqipëri, dy motrat treguan për rrugëtimin e tyre në Gjermani dhe mungesën e përvojës nga Shqipëria.
Nga Shqipëria me 0 praktikë pune, dy motrat u përballën me një realitet tjetër në Gjermani, që theksonte edhe më shumë “varfërinë” në dije të studentëve shqiptarë.
“Ne na mungonin praktikat! Neve me të vërtetë, nga ana teorike, dinim shumë gjëra, por kur bëhej fjala ‘hajde filloje me pacientin, bëj një ekzaminim’, ne nuk dinim ku ta kapësh pacientin. Ishim vëzhgues perfekt, por më tepër? Jo!”, përfundoi Aurora .
Dy motrat nuk ngurruan të tregonin dhe pagat e para të marra si mjeke të reja në Gjermani. Teksa nisnin jetën nga fillimi në shtetin europian, të dyja iu ofrua punë si praktikante, pagesa e të cilës është mëse e majme në krahasim me Shqipërinë.
“Na dhanë rrogën minimale, si praktikante kam marrë gjysmën e rrogës. Që ishte domethënë, 1.800 euro në atë kohë, neto… nuk e dija çfarë mund të bëja me kaq shumë lekë… ishim 25 vjeç kur filluam…”, – tregoi Aurora Meta.