Pak ditë më parë në media bëri bujë paqja e vendosur papràtur mes Noizy-t dhe Stresit.
Dy reperët që gjithmonë janë parë si àrmiqtë më të fortë të njëri-tjetrit dhe që shpesh janë përplasur edhe fizikisht, i dhanë fund çdo debati duke ngritur flamujt e bardhë.
Gjatë videove live në Instagram, Stresi ka vlerësuar për të disatën herë Noizy-n, ndërsa ky i fundit ka treguar më vonë se pasi ka biseduar me djemtë e tij, kanë vendosur ta falin Stresin. Në lidhje me këtë ngjàrje të fortë, Stresi ka folur për herë të parë në “Prive”.
Ai ka treguar se cila ishte arsyeja që e fali Noizy-n dhe ka bërë një deklaratë të papritur për reperët e tjerë.
Stresi i ka habitur të gjithë duke u shprehur se Noizy-n nuk e ka pasur kurrë armik të tij, ndërkohë që ne mendonim ndryshe.
“Ne kemi qenë adoleshentë, kanë ndodhur shumë gjëra prej beef-t tonë. Ka njerëz që janë akoma keq, njerëz që janë thérur, ka pasur gjàkdérdhje prej beef-ve tona. Njerëzit kanë dashur medoemos të më shohin kéq mua dhe atë. Unë i kam rénë lapsit që pse gjithmonë kështu dhe unë realisht nuk e kam àrmik.
I kemi mbyll gjërat, secili në punë të tij, secili ka suksesin e tij. Ky është një lajm i kéq për gjithë reperët, sepse të gjithë kanë pasur qejf të na shohin ndryshe, por nuk jemi ashtu siç doni ju”, është shprehur Stresi.
Ai ka treguar se me Noizy-n nuk ka komunikim drejtpërdrejtë, por kuptohet me të përmes postimeve në rrjete sociale pa pasur nevojë që të flasin.