Dashuritë, edhe ato më të bukurat, ndonjëherë përfundojnë. E tillë është edhe historia e Cristiano Ronaldo me Manchester United. Ylli portugez po qëndron gjithë kohën në stol prej emërimit të trajnerit Ten Hag.
Faktin që nuk luajti as në derbin e humbur 6 me 3 me rivalët e Manchester City, duket se 37-vjeçari nuk e ka kapërdirë dot, ky rast do të ishte një rast i artë për të “justifikuar”, lamtumirën.
Sulmuesi do të largohet nga Old Trafford gjatë merkatos së janarit. Gjithçka vetëm një muaj e gjysmë pasi refuzoi kontratën me vlerë 242 milionë nga Arabia Saudite. Tani Cristiano do të kërkojë një ekip të ri që luan në Champions.