Kur kanë mbetur edhe rreth një muaj deri në fund të merkatos, duke parë të dhënat e publikuara nga Transfermarkt, bie menjëherë në sy vera e mrekullueshme e Romës dhe e Cityt, të cilët pavarësisht se kanë sjellë në shtëpi hite si Dybala dhe Haaland kanë një bilanc pozitiv shitje- blerje. Në këtë listë futet dhe Juventus. Si nga hera shpenzuesit e “shfrenuar” dhe të zakonshëm janë PSG, Arsenali dhe mbi të gjitha Barcelona, e cila për momentin ka bilancin në të keq prej 130 milionë eurosh.