Aktori i madh i skenës shqiptare Robert Ndrenika feston sot 79-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja e Kulturës Elva Margariti i ka uruar ditëlindjen ndërsa shpreh falenderime për kontributin e dhënë në kinematografinë shqiptare.
“I urojmë sot jetë të gjatë të madhit të skenës dhe ekranit shqiptar, Robert Ndrenika! Mes qindra rolesh, e vështirë të zgjedhësh vetëm një të dashur, sepse çdonjëri prej tyre është i skalitur deri në detaj. Faleminderit mjeshtër dhe gëzuar!“, shkruan Margariti./korrieri.al