Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është pyetur mbrëmë në emisionin e Luana Vjollcës se cili prej kolegëve të tij ishte i mbivlerësuar. Ai zgjodhi emrin e Pajës, duke pretenduar se po shfrytëzohet nga politika, e cila me pas e mbivlerëson për ta shpërblyer.
Florian Binaj: Kush është aktori më i nënvlerësuar?
Rezart Veleshnja: E mbivlerësojnë ngaqë është pjesë e politikës, është Gaz Paja. E mbivlerësojnë sepse merr pjesë në politikë.
Politika ka emër të pistë dhe kërkon që të pastrohet me figurat e artit dhe kë kemi diçka të pastër? Kemi aktorin. Me këtë rast e mbivlerësojnë se duhet ta shpërblejnë dreqi ta hajë.