Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar se reshjet e shiut do të intesifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.
Bashkia bën thirrje që qytetarët të shmangin çdo lëvizje në akset problematike.
Te nderuar qytetare!
Rreshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.
Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm.
Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës.
Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!/shkoder.info