40.000 është numri i emigrantëve që kanë kaluar Kanalin anglez për të këtë vit.
Sipas shifrave të saj, 972 njerëz, me 22 varka, kanë kaluar kanalin vetëm të shtunën, duke çuar totalin në 40.885.
Ministria e Mbrojtjes tha se shifra është rekorde dhe veçoi emigrantët shqiptarë, iranianë dhe ata afganë.
“Gjatë gjithë vitit të kaluar janë regjistruar 28.526 kalime të kanalit – shifër edhe kjo rekorde për kohën”, tha ministria.
Shifrat në rritje vënë në presion Qeverinë britanike, pasi Partia Konservatore në pushtet e ka bërë trajtimin e emigracionit prioritet kryesor të sajin.
Çështja është bërë, po ashtu, shkak tensionesh me Francën, nga ku nis Kanali anglez.
Dy vendet janë duke bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje.
Ato nënshkruan mëngjesin e së hënës një marrëveshje me vlerë prej 72.2 milionë eurosh, për forcimin e kontrolleve policore.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, priti homologen e tij britanike, Suella Braverman, në Paris, për nënshkrimin e marrëveshjes.
“Është në interesin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj franceze që të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë problem kompleks”, tha Braverman në një deklaratë pas takimit.
Braverman, ditë më parë, e ka cilësuar fluksin e emigrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar si “pushtim”.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se komentet e tilla janë “të tmerrshme”.
Mediat në Britani kanë raportuar të shtunën për një protestë të komunitetit shqiptar në Londër kundër komenteve të ministres Braverman./REL