Nga Sefer Kikija.
Pas ndeshjes me Islandën është konfirmuar se trajnieri italo – slloven nga Gorizia e Italisë, do të largohet nga drejtimi i kombëtares tone…Mirë bënë, zgjedhje e duhur…, fal drejtimit të tij, shpesh here kemi dështuar në perballjet me skuadrat e vogla. Nuk dua të bëjë rezymene e CV_së së tij në rezultatet që arriti.
Në fakt kombëtarja jonë ka një grup të mirë lojtarësh të rinjë, të cilët luajnë në kampionate prestigjoze europiane…! Këtë lloj luksi nuk e kishim dikur. Edhe pse të gjithë futbollistët e Kombetares luanin në kampionatin shqipëtar, kemi tronditur dhe luajtur si të barabartë me skuadrat më të mira të Europës.Përse…? Sepse Kombëtarja shihej si një mit, shihej si diçka e shtrenjtë dhe e shenjtë ! Të vishje fanellën e Kombëtares në atë kohë të dukej sikur kishe shkuar në një planet tjetër ! Kishte tjetër karikim, ego, dëshirë, impenjim, dhe kur zbrisje në fushën e lojës me fanellën e Kombëtares, kur kendoje himnin, ( nuk e di, Reja a e di “Himnin Shqipetar”) zemra gufonte, rrihte në maksimum dhe gjithkush jepte më të mirën. Sot edhe pse humbin, nuk luajne mirë, nuk e prishin terezinë hiç, madje pas ndeshjes pijnë dhe bëjnë harem ! Sigurisht që kohët ndryshojnë dhe gjithçka ecen përpara, por një gjë ka mbetur dhe do të mbetet gjithmonë….”Ngjyra Kuq e Zi”, Shqiponja, simboli e përjetshëm i Shqipërise. Ndaj djem të rinj futbollistë, ju që luani për Shqipërinë, ju që kërkoni të vishni fanellën e saj, mendohuni mirë më parë. Ajo fanellë peshon shumë, nuk është gjethe plepi…! Mos mendoni ta përdorni Kombetaren si trampolinë për të rritur vlerën e kartonit tuaj, apo si një “As” për të kaluar në ekipe prestigjoze. Të veshesh fanellën e kombëtares është nder, është vleresim, ështëe krenari.
- Por të kthehemi tek trajnieri. Kush do ta zëvendësojë atë…? FSHF ka shumë opsione dhe kandidatura…, shumica të huaj. Ne kemi provuar shumë të huaj. I vetmi që e ngriti në piedestal Shqiperinë, ishte italiani me pasaporte shqipëtare “Gani Abazi”. Të tjerët nuk bënë kushedi se çfarë. Mendoj se ka ardhur koha që të caktojmë në krye të Kombëtares, trajniere shqipëtarë. Emra që i plotësojnë kushtet ka shume…Përse, jo …! ? Ka gjak dhe zemër shqipëtari, flet shqip, e di “Himnin Kombëtar” dhe e këndon mirë atë. Dhe çka është më kryesorja, e njeh mirë mentalitetin shqipëtar, dhe si funksionojnë gjërat ! Pra nuk do të jetë thjesht një “kukull” !!!
Lugo. Ravenna. Itali