- Reformën në Drejtësi dhe SPAK-un, gazetari Denis Dyrnjaja, e ka cilësuar si një dështim.
Në emisionin “Open” gazetari ka bërë një akuzë të fortë, kur tha se Vetting e kalojnë prokurorë që paguajnë 500 mijë euro.
“Reforma në drejtësi për mua është e dështuar. Ikja e zonjës Kim ka dy pamje.
- Në pikëpamjen personale, bilanci i saj personal është i mirë.
- Bilanci real, mendoj që zonja Kim e lë më keq sot Shqipërinë seç ishte. Investimet amerikane janë aspak, pra janë tregues që ne si produkt i kemi zero ose çka, por jo në rritje.
Sa i përket ish- ministrit Tahiri, ishte nga drejtësia e vjetër, ka nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda jo nga SPAK.
- Peshqit e mëdhenj janë jashtë ndërsa të vegjlit brenda. Nëse ka një dështim është reforma në drejtësi sepse dy komisionet e vetingut janë në substancë të korruptuara.
Ka shumë njerëz sot që kanë kaluar vetingun që nuk e meritojnë. Dikush u largua për një shishe ujë që nuk e justifikonte, ndërsa për dikë u mbyllën sytë.
Për mua ka rënë vetingu, pra ka rënë reforma. Sepse vetingu synonte pastrimin e sistemit të drejtësisë.
Një prokuror sot e kalon vetingun duke paguar 500 mijë euro.
- Ndërsa sa i përket Vangjush Dakos, ai po dënohet si dikur Nexhmija, për kafe. Po dënohet për ca kate shtesë”, tha ai.