Tre të burgosur kanë goditur punonjësit e policisë në burgun e Peqinit.
Mësohet se të burgosurit që janë rebeluar në këtë burg janë Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu.
Të tre këta të burgosur nuk iu janë bindur urdhrave të policisë dhe në momentin që policia ka ndërhyrë, ata i kanë dhunuar.
Të dënuarit janë vënë nën akuzë të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar.
Konkretisht, Kastriot Likja, akuzohet për “Rebelimi i të dënuarve“ , “Goditje për shkak të detyrës ” , “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.
Arlind Daja akuzohet për “Rebelimi i të dënuarve “dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.
Kreshnik Ibraliu akuzohet për “Rebelimi i të dënuarve “dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan .