Reagon prof. Dr. Zana Shuteriqi- Prela për linçimin e ish- studentes së saj prof. Besiana Mehmedi
Me keqardhje po ndjek çfarë po ndodh ditëve të fundit lidhur me linçimin e Besiana Mehmedit, një situatë aspak e këndshme pë një ambient Universitar. Pa dashur të ndërhyjë në autonominë e Universitetit të Tetovës për opinionin publik dua të them dy fjalë për Besiana Mehmedin. E kam njohur që prej me shumë se 20 vite te shkuara, fillimisht si studente shume serioze ne Akademine e Arteve ne Tiranë ku diplomoi me notë maksimale dhe ishte ndër më të mirat studente. Me kohë ajo u emërua në Universitetin e Tetovës, ku për gati 10 vjet ishte asistentja ime në lëndën e Historisë së Muzikës, më pas edhe studentja ime në Master, të cilin e kurorëzoi me mbrojtjen e një teze me shumë interes per njohjen e veptarisë muzikore të shqiptarëve të Maqedonisë. Me Besianën ruaj kontakte të përhershme , i fundit ndër të cilët ishte pjesëmarrja në një aktivitet shumë të bukur “Gratë në kulturë” organizuar prej saj në Tetovë pikërisht në Universitet ku jam ndjerë krenare për nivelin e organizimit dhe prezantimit. Gjatë gjithë këtyre viteve kam krijuar mendimin e pathyeshëm se Besiana Mehmedi dallon për energjinë, shpirtin luftarak e të pa epur dhe kurajon për të ndermarrë nisma në dobi të ngritjes së jetës kulturore, artistike e akademike midis shqiptarëve të Maqedonisë! Besiana udhëhiqet nga parimet dhe kriteri i pathyeshëm andaj dhe në këtë sfidë aspak të drejtë jam e bindur se ajo do t’ia dalë!
Me respekt
Prof. Dr. Zana Shuteriqi- Prela për