Re.fuzoi martesën me mblesëri, si iu more jeta 18-vjeçarja në Itali nga familja e saj

ITALI – Saman Abbas është emri që po qarkullon në mediat italiane, prej gati dy muajsh. 18-vjeçarja pakistaneze mendohet se ia ka marre jeten familja e saj, për arsye se kundërshtoi martesën me mblesëri.
Ajo rezulton e zhd.ukur prej 1 majit kur është parë për herë të fundit në kamerat e sigurise të një fermë pranë qytetit të Reggio Emilia, në Italinë qendrore, ku punonte babai i saj.

Poli.cia italiane thotë se Shabbar ka bashkëpunuar me nënën e Saman, Nazia Shaheen, 47 vjeçe, xhaxhanë Hasnain Danish, 33 vjeç, dhe kushërinjtë Nomanulhaq Nomanulahq e Ijaz Ikram, 33 e 28 vjeç, për elim.inimin e vajzës dhe grop.osjen e trupit të saj pranë fermës, para se ata të largoheshin të gjithë nga vendi.
Het.uesit italianë besojnë se të afërmit e vajzës realizuan komp.lotin e tyre kur Saman ref.uzoi martesën e planifikuar me një kushëri në Pakistan, duke u thënë se kishte një të dashur në Itali dhe dëshironte të jetonte në “stil perëndimor”

“LaRepubblica” ka publikuar dhe dëshminë e vëllait të Saman e cili konfirmon se e reja është mb.yt.ur nga xhaxhai i saj. “Atë mbrëmje motra po ikte. Ajo kishte mbledhur gjërat e saj në një çantë shpine dhe ishte grindur me prindërit “Më jepni dokumentet”, bërtiste ajo”.

Sipas vëllait, “në atë moment babai e pyeti nëse dëshironte të martohej me dikë, ajo tha se thjesht donte të largohej, jo të martohej me dikë”. “Pastaj ajo mori gjërat e saj dhe iku. Në orën 23:57 të mbrëmjes, babai kishte thirrur xhaxhain, duke e paralajmëruar për arr.atisjen e Samanit. Pastaj ngjarja ka ndodhur për 13 minuta. Fjalët e xhaxhait ishin: “Shko në shtëpi do të kujdesem unë për të”.

“Unë mendoj se xhaxhai i mori jeten, edhe pse kur u kthye nuk kishte asgjë në dorë. Babai dhe nëna filluan të qanin dhe ishin në një gjendje shumë të rënduar”.

“Më pas i kërkuam të na tregonte ku e kishte fsh.ehur trupin që të përqafonim për herë të fundit por ai nuk na e tregoi. Na kër.cënoi duke thënë se nëse do t’iu tregonim kara.binierëve do të na vri.ste”, ka thënë vëllai i Saman sipas mediave italiane.

Author: admin