Rama firmosi për ardhjen e emigrantëve në Shqipëri, marrëveshja me Italinë kalon në Kuvend për shqyrtim

Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët është futur në rend të ditës në komisionin e Ligjeve.

  • Marrëveshja pritet të diskutohet në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në Kuvend për shqyrtim brenda datës 22 dhjetor.

Kryeministri Edi Rama firmosi marrëveshjen për të sillë në vendin tonë emigrantët, konkretisht ai pranoi ngritjen e dy kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe në Shëngjin.

Kjo marrëveshje është kritikuar nga opozita, e cila e konsideron si anti-kushtetuese.

Opinion.al

Author: jehona