Mijëra qytetarë, të organizuar në rrjetet sociale, janë duke tubuar përpara godinës së kryeministrisë, pasi çmimi i karburanteve arriti nivele stratosferike.
Protestuesit kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke bllokuar unazën e qytetit, gjë e cila ka sjellë edhe paralizimin e qarkullimit.
Qytetarët janë ulur në rrugë, duke njoftuar se kjo protestë do vijojë çdo ditë në orë 17:00, ku do kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës./asutimes.com