Disa shtete, përgjatë Hemisferës Veriore do të përfshihen sot nga eklipsi diellor i quajtur ‘unaza e zjarrit’.
Eklipsi ‘unazor’ përfshin kryqëzimin e hënës me diellin pa bllokuar plotësisht dritën e tij, duke dhënë pamjen e një unaze të ndritshme rreth hënës. Gjatë eklipsit, hëna duket më e vogël se dielli.
Ky fenomen do të jetë i dukshëm pothuajse në të gjithë botën, por vetëm disa vende do të kenë një pamje të qartë. Nëse po planifikoni të shikoni eklipsin më 10 qershor, duhet të përdorni syze diellore ose një metodë indirekte shikimi në të gjitha pikat.