“Unë kapa mat burrin tim në një hotel duke përdorur aplikacionin ‘Find My Phone’. Por ai e mohon tradhtinë”,- kështu e nis rrëfimin e saj kjo 47-vjeçare për rubrikën e njohur të “The Sun”, “Dear Deidre”.
“Unë jam 47 vjeç, ai është dhjetë vjet më i madh. Ne kemi qenë të martuar për 25 vjet dhe kemi një fermë. Tani djali ynë është i rritur dhe drejton shumicën e gjërave, burri im del shumë më tepër tani dhe ka zbuluar se e adhuron golfin.
Ai nuk është mërzitur kurrë me celularët, por unë i bleva një të tillë për Krishtlindje dhe djali im ia rregulloi, duke përfshirë aplikacionin ‘Find My Phone’ sepse ai gjithmonë humbet gjëra.
Tani burri im e kalon të gjithë kohën e lirë në klubin e golfit. Ai ka bërë miq të rinj, ka humbur peshë, ka filluar të kujdeset për pamjen e tij dhe madje po përdor locione të ndryshme pasi heq mjekrën, gjë që nuk e ka bërë kurrë më parë.
Ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë dhe një jetë të shkëlqyeshme seksuale, por kohët e fundit ai nuk duket aq i interesuar për mua.
Ai ka filluar të përdorë WhatsApp vazhdimisht dhe shpesh është pothuajse gjithë ditën jashtë “duke luajtur golf” dhe unë jam bërë dyshuese.
Unë pashë dikë të quajtur Rebecca, emri i së cilës dilte rregullisht në telefonin e tij dhe fillimisht supozova se ajo duhej të ishte pjesë e grupit me të cilin ai luante.
Por javën e kaluar ai u zhduk për një kohë të gjatë dhe vendosa të përdor aplikacionin ‘Find my Phone’.
Ai nuk ishte në klub, në fakt aplikacioni e lokalizoi atë në një hotel në qytet. Ai qëndroi atje për dy orë. Unë u ballafaqova me të, por ai këmbënguli se sapo kishte takuar një shok në bar për të pirë.
Unë nuk dua që martesa ime të shkatërrohet, por nuk mund t’i besoj dot atij.”
“Dera Deidre” thotë:
“Dhomat e hotelit nuk janë ende të hapura për vizitorët, kështu që nuk ka gjasa që skenari juaj i rastit më të keq të ketë ndodhur. Shpjegimi i tij mund të jetë i vërtetë, sepse nëse do të ishte ndryshe atëherë gjërat mes jush do të ishin ftohur.
Flisni me të për të zbuluar nëse është i lumtur dhe pyeteni se çfarë mund të bëni për të përmirësuar marrëdhënien tuaj. Ndërsa po bën më pak në fermë, a ka ndonjë hobi që mund ta shijoni të dy? Ndoshta edhe ju do të donit të luanit golf.
Është e lehtë që marrëdhëniet të shkatërrohen, veçanërisht kur keni kaq shumë kohë të martuar, por është e rëndësishme të kontrolloni njëri-tjetrin për të siguruar që gjërat po shkojnë mirë.”