Punoi gjithë muajin për të ngrënë një drekë/ Pushuesit sa nuk i bie tavani në kokë kur pa faturën që i erdhi në veri të Shqipërisë: Reagon edhe pronari i lokalit, ju lutem mos

Shqipëria dallohet për natyrën e bukur dhe të pasur, e cila tërheq edhe shumë turistë të huaj, pavarësisht faktit se investimi në sektorin e turizmit nuk ka qenë në nivelin e duhur përgjatë viteve.

Ndërkohë vitet e fundit është vërejtur një problematikë në lidhje me çmimet nga sektorët e shërbimit turistik dhe mikpritësit.

Ky vit sidomos e ka theksuar këtë problem për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe efekteve negative që ka shkaktuar në ekonominë shqiptare dhe jo vetëm.

Një rast i abuzimit me çmimet e shërbimeve ka ardhur së fundmi në redaksinë tonë nga një grup të rinjsh. Ata shprehen se vendosën që të vizitonin veriun e Shqipërisë ku destinacioni i parë ishte Lumi i Shalës, që buron nga Alpet Shqiptare.

Ndërkohë shpejt janë zhgënjyer nga çmimet e larta dhe abuzive, ku një dhomë 15 m2 shkonte 90 euro nata, madje edhe pa tualet!

Ata shtuan se çmimet abuzive vijuan edhe me transportin dhe me ushqimet nëpër restorante, teksa p.sh një troftë lumi prej 250 gr, kapte vlerën e 3 mijë lekëve të reja.

Sipas llogaritjeve ata kanë harxhuar 400 euro për një natë për 6 persona, fjetje dhe një vakt, ndërsa kanë bërë publike edhe faturën për çdo produkt.

Author: admin