Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ardhur sot në Kosovë nga paraburgimi i Hagës, në të pamen e babait të tij, Fazliut, i cili ka vdekur të mërkurën e kësaj jave.
Veseli ka shkuar në shtëpinë e tij në Mitrovicë nën përcjelljen e veturave të Misionit të EULEX-it, të cilat janë parë duke qëndruar jashtë oborrit të shtëpisë.
Për klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Dhomat Specializuara të Hagës se e kanë dhënë lejen që Veseli të vijë në Kosovë.
Këtu më poshtë e keni videon e Jepi Zë ku shihen veturat e EULEX-it duke qëndruar jashtë shtëpisë së Kadrisë: