Pse Tik Toku i fundit i Madonna-s i trembi dhe trishtoi fansat e saj

Jemi në ditët e Grammy-t dhe Oscars dhe ndërsa artistët në mbarë botën mbledhin çmimet, ikona më e madhe muzikore e viteve 80/90 Madonna, 63 vjeç, i mërziti fansat me një video të çuditshme, të cilën e postoi në TikTok.

Pak para fillimit të ndarjes së çmimeve Grammy 2022, Madonna publikoi një klip 13 sekonda në të cilin ndodhej në shtëpi e veshur me një bluzë të tejdukshme dhe flokët të stiluara me gërsheta. Iu afrua kameras dhe puthi fansat. Në sfond ishte një nga këngët e saj më të famshme të 1998-ës, “How would they hearing the beating of my heart”.

Megjithatë fansat më shumë sesa u entuzizmuan, u hutuan nga video e saj dhe vunë në dyshim shëndetin e këngëtares. Disa shkruanin se ndiheshin të trishtuar e disa se ndiheshin të frikësuar nga kjo video. Madonna duket sikur dridhet në të dhe nuk është i qartë mesazhi që ka dashur të përcjellë apo qëllimi i këtij posti. Ndoshta gjeti një mënyrë për të përdorur këngën e saj, duke qenë se së fundmi përdoret nga të gjithë në rrjete sociale.

Madonna ka një përvojë të gjatë me polemikat në mediat sociale. Së fundmi u pezullua për një periudhë nga Instagrami për shkak të disa fotove të konsideruara si seksuale, pasi shfaqnin gjoksin./tiranapost.al

Author: admin