PSE QENI JUAJ IU VË PUTRËN KUR E PËRKËDHELNI? KJO TREGON MË SHUMË SESA MENDONI

Ju i dhuroni qenit tuaj dashuri në shumë forma, por nëse ju nuk jeni i sigurt se a iu do qeni juve, atëherë kjo është përgjigja.

Të pasurit një qenë në familje ka shumë benefite, sepse studimet tregojnë që personat që mbajnë qenë janë më të lumtur, shkruan “SouthernLiving”.

Gjithashtu të dilni të ecni me qenin tuaj, do të rrisë lumturinë tuaj dhe të qenit tuaj, transmeton lajmi.net.

A e keni vërejtur se si qeni juaj nxiton të iu ndihmoj kur ju jeni të mërzitur ose nervoz? Epo kjo është një mënyrë që ata shprehin dashurinë.

Por nganjëherë ju mund të mendoni, nëse qeni juaj iu do apo jo, epo mos keni merak, ata iu duan. Nëse qenushi juaj iu vë putrën, kjo është njësoj sikur të thonë “të dua”.

Ne iu tregojmë dashurinë me përkëdhelje, përqafime, ushqim etj, dhe ata e zgjasin putrën e vetë për të iu prekur, ose e vënë putrën rreth dorës tuaj teksa i përkëdhelni, kjo do të thotë se ata po shprehin dashurinë e tyre për juve.

Kjo gjithashtu mund të jetë një mënyrë për të treguar se janë në stres dhe kanë nevojë që të iu shfaqni dashuri dhe t’i bëni të ndjehen të sigurt.

Author: admin