Dashuria e një qeni nuk ka kufij. Edhe nëse kjo do të thotë, se qeni ju ndjek edhe në tualet. Mund të duket paksa e çuditshme që qeni nuk ju lë në privatësi as në tualet, por ky veprim ka një kuptim më të thellë. Kur të mësoni arsyet e mundshme që qëndrojnë pas këtij veprimi, me siguri do të pushoni së shqetësuari aq shumë për të.
Bright Side na tregon pse qeni juaj nuk dëshiron t’ju lërë në privatësi në tualet, kur aq shumë keni nevojë për të:
Qeni ndihet ‘’i vetmuar’’
Qentë kanë një jetë sociale dhe nëse një qen jeton në shtëpi me njerëz, ndonjëherë ndihet i vetmuar, prandaj shfrytëzojnë çdo minutë që ju jeni në shtëpi, për të qëndruar pranë jush. Ata nuk e kuptojnë kur ju keni nevojë për privatësi. Në fakt, ata mendojnë se po ju bëjnë nder, që po ju shoqërojnë.
Ai dëshiron t’ju mbrojë
Qeni juaj mund të mendojë se nuk do të jeni në gjendje të mbroni veten, nëse diçka ju ndodh papritur. Kur qentë dëgjojnë zhurma pas një dere të mbyllur dhe nuk mund të shohin se çfarë po ndodh atje, ata mund të shqetësohen se pronari i tyre mund të jetë në rrezik.
Qeni juaj mendon se po humbet diçka
Kafshët gjithashtu e konsiderojnë shtëpinë tuaj si territorin e tyre të shtëpisë. Kështu që kur diçka po ndodh atje, ata janë thjesht kuriozë dhe duan të bëhen pjesë e asaj që po ndodh. Përveç kësaj, jeta e shumicës së qenve nuk është aq interesante dhe ata mund të jenë të mërzitur teksa presin që ju të dilni nga tualeti. Aktiviteti i pazakontë zgjon një interes për ta.
Qeni juaj e kupton kur jeni keq
Qeni juaj mund ta kuptojë nëse jeni të trishtuar apo nuk ndiheni mirë. Ata janë me të vërtetë intuitivë dhe mund të zbulojnë emocionet tuaja nga gjuha e trupit dhe aroma. Ata e kuptojnë se diçka nuk shkon më ju dhe zakonisht përpiqen t’ju ngushëllojnë dhe t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.