Numrat priren të kenë një kuptim të veçantë për këdo, pasi lidhen me data ose adresa të caktuara.
Por cili është kuptimi i këtyre numrave?
Pse kaq shumë njerëz kanë zgjedhur numrin shtatë?
Në Kinë, numri 7 konsiderohet si me fat, pasi ngjan me fjalët kineze “ngrihem” dhe “jetë”. Ajo është simbol i bashkimit dhe si rrjedhojë, është parë si një shenjë e mirë në marrëdhënie.
Po ashtu, numri 7 shfaqet shpesh në kulturë dhe histori.
Për shembull, janë shtatë mrekulli të botës, shtatë ditë të javës, shtatë rrathë të universit, shtatë mëkate dhe shtatë nota bazë muzikore.Në fenë budiste, shtata është numri i ngritjes dhe thuhet se Buda ka bëra shtatë hapa pas lindjes. Ndërsa për krishterimin, Zoti përfaqësohet nga rrethi i shtatë, i cili ndodhet në qendër të shtatë rrathëve të krijimit. Sipas traditës hebraike, shtata është numri i inteligjencës, ndaj ka shtatë Ditë të Shenjta në vitin hebraik.
- Edhe në lojrat e fatit 7 është “lideri” I fitimit.
- Në sport kë të numër e kanë mbajtur sportistët më te mirë
Sondazhi për numrat e preferuar.
Në një sondazh të zhvilluar nga studiuesi Alex Bellos, pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin numrin e tyre të preferuar. Në total, ata zgjodhën 1123 numra nga 30.025 të tillë. Thuajse gjysma e tyre ishin numra nga 1 tek 10.Autori i studimit, Alex Bellos tha se “arsyeja pse përzgjedhja e numrit 7 si një fenomen i shpeshtë në historinë njerëzore është e panjohur, por arsyeja më e besueshme lidhet me vetitë e saj numerike unike”.
- Në vendin e dytë ishte numri 3. Ai është një numër fatsjellës, pasi në Kinë tingëllon me fjalën “lindje”. Shumë kultura lindore e konsiderojnë treshin të rëndësishëm, pasi ai lidhet me tre fazat e rëndësishme të jetës: lindja, martesa dhe vdekja. Në fenë e krishterë, numri 3 përfaqëson Trinitetin e Shenjtë: Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë. Sipas mitologjisë teutonike, treshi është numi i fatit të mirë.
Në vendin e tretë ishte numri tetë. Nga ana shpirtërore, ky numër simbolizon pafundësinë dhe parajsën, pasi ndjek numrin shtatë të krijimit. Në fenë islame, froni i botës ruhet nga tetë engjëj, ku secili u korrespondon tetë ndarjeve të hapësirës. Po ashtu, ai është me fat në fenë budiste, pasi ka tetë ogure fatsjellëse. Në Kinë, 8-a shihet si shenjë e pasurisë dhe prosperitetit.