Ju mund të niseni nga qëllime shumë të mira! Në postimet kur dikush është i sëmurë dhe ju kërkohet të komentoni ‘Amen’ mos e bëni. Kjo nuk iu bën juve më shpirtlig.
Askush nuk mund të shërohet nga një ‘Amen’ që ju mund të bëni në Facebook është thjesht një mashtrim! Pse? Sepse në këtë formë, ju po ndihmoni dikë që të bëjë lehtë para. Së dyti në këtë mënyrë po vidhen dhe të dhënat tuaja personale
Këto lloje të postimeve manipuluese janë krijuar për të mashtruar ose shfrytëzuar njerëzit për të pëlqyer, shpërndarë ose komentuar, gjë që bën më pas që faqja të grumbullojë sa më shumë ndjekës. Më pas, krijuesit e faqes përhapin reklama me qëllim të keq, viruse dhe mashtrime .
Ata gjithashtu mbajnë të dhënat tuaja dhe e dinë se ku jetoni, datën tuaj të lindjes dhe postën tuaj elektronike, të cilat mund të përdoren për t’ju vjedhur llogarinë tuaj.